Klinaku: Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm po tentojnë ta mohojnë vlerën e UÇK-së

Klinaku: Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm po tentojnë ta mohojnë vlerën e UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj fyerjeve të fundit që i janë bërë luftës çlirimtare.

Ai ka vlerësuar se UÇK-ja është një vlerë kombëtare, e cila duhet të ruhet brez pas brezi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm po tentojnë që ta mohojnë këtë vlerë.

“E kaluara jonë në UÇK është vlerë kombëtare dhe këtë vlerë duhet ruajtur e kultivuar brez pas prezi. Armiqë të brendshëm e të jashtëm po tentojnë që të na mohojnë vlerat tona e Ne duhet që në asnjë rrethanë të mos dorëzohemi para tyre dhe të mos i njohim ata por të ecim para”, ka shkruar Klinaku.

Shpërndaje në: