Komuna e Prishtinës po planifikon gjobitjen e qytetarëve për hedhje të pakujdesshme të mbeturinave
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka paralajmëruar se në të ardhmen qytetarët do të dënohen nëse nuk i respektojnë rregullat për hedhjen e mbeturinave.
Ai ka bërë me dije se kjo do të ndodh pasi komunat t`i krijojë të gjitha kushtet për hedhjen e mbeturinave.
“Me kohën do të fillojmë edhe t’i gjobisim ata që nuk sillen përgjegjshëm me mbeturinat, mirëpo ne jemi duke punuar intensivisht, fillimisht që t’i krijojmë të gjitha kushtet për qytetarët që ata të kenë mundësi që mbeturinat t’i hedhin aty ku i takon për t’i hedhur. Deri më tani fatkeqësisht nuk e kanë pasur, tani jemi në një krijim të një trendi të tillë ku qytetarët do të kenë mundësi pastaj t’i hedhin mbetjet e amvisërisë në kontejner të dedikuar për mbetjen e amvisërisë, mbetje vëllimore në kontejnerët e dedikuar për mbetje vëllimore dhe ato ndërtimore në kontejnerët e dedikuar për mbetjet ndërtimore. Nëse pastaj do të kemi prapë qytetarë të pandërgjegjshëm ose të papërgjegjshëm më mirë me thënë, atëherë natyrisht që do të gjobiten konform rregulloreve që i kemi në fuqi”, ka thënë Brestovci në një intervistë për EO.