Skandali me Ligjin që shtrenjton barnat nga 7 € në 48 mijë €, ministri Arben Vitia e anulon vendimin

Skandali me Ligjin që shtrenjton barnat nga 7 € në 48 mijë €, ministri Arben Vitia e anulon vendimin

Një ligj prej shtatë faqesh pritet të e rregulloj sistemin sa i përket çmimit tëbarnave për distributorët farmaceutik, por edhe për barnatoret e vendit. Qytetarët e Kosovës, çmimin për barnat që do iu nevojitën do i kenë në të gjitha barnatoret me çmim të ngjashëm pas këtij ligji, por do i kenë shumë më shtrenjta se sa kanë mundur të i gjejnë deri më tani.

Shumë prej produkteve medicinale, pritet të kenë rritje të lartë të çmimit me ligjin e ri, por akoma jo të gjitha produktet janë të deklaruara, edhe rreth 2.200 produkte apo rreth 40% e tyre akoma nuk janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që ka kaluar afati tyre për deklarim.

Bari me emrin “Iruzid” nga 7 euro sa shitet me pakicë, me Listën Zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale parashihet të shitet mbi 48 mijë €.

Për shembull produkti Dopezal i 5mg (që përdorët për personat që kanë problem me harresën)  kushton aktualisht 6,80 euro, me Ligjin e ri për barna do të kushtoj 9.72 euro, apo 2.92 euro më shtrenjtë, ose antibiotiku i quajtur Envexia që aktualisht kushton 7 euro me ligjin për barna do të kushtoj 15.85 euro, apo 8.85 euro më shtrenjtë se çmimi aktual.

Bari Fural që përdorët kundër barkqitjes, aktualisht në treg kushton 2.40 euro, ndërsa me Ligjin për çmimin e barnave do të kushtoj 2.97, Pyntera një produkt tjetër që përdorët për trashje të gjakut aktualisht kushton 25 euro, ndërsa me çmimin e ri do të kushtoj 30.33 euro apo 5.33 euro më shtrenjt. Travazoli, produkti që përdorët për lëkurë aktualisht kushton 3.80 euro, me çmimin e ri do të kushtoj 11.27 euro apo 7.47 euro më shtrenjt, tjetër produkt farmaceutik si LisinoConp që përdorët për tension, aktualisht kushton 6.70 euro me çmimin e ri do të kushtoj 8.78 euro.

Ligji i ri prej shtatë faqesh, për caktimin e çmimit të produkteve medinale, për shkak të këtyre skandaleve me çmimeve është anuluar më 7 qershor 2024 me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Më poshtë i shihni dallimin e çmimit aktual të disa produkteve farmaceutike dhe çmimin që do e kenë me Ligjin e ri.

Ndërkohë, Kryetarja e Komisionit për Çmimin e Barnave, Virtyte Krasniqi, ka thënë se për pyetjet tona ka dhënë përgjigjie tek Ministria e Shëndetësisë.

”Për pyetjet e juaja, kam dhënë përgjigjie tek Ministria e Shëndetësisë dhe nga ta mund të i merrni” tha Krasniqi shkurt për FrontOnline.

Tolaj: Komisioni i çmimeve merret me përcaktimin e tyre, jo AKPM-ja

Kreu i  Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale Sejd Tolaj, thotë për FrontOnline se nuk është në kompetencën e tyre çështja për çmimin e barnave, duke kërkuar që pyetjet të dërgohen në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tek komisioni për çmimin e barnave.

‘’Nëse nuk përgjigjet organi, trupa që merret me çmime, çka me u përgjigje unë?’’

Tolaj, thotë se ata nuk i kontrollojnë çmimet dhe se çmimet e barnave nuk dërgohet tek ata.

‘’Komisioni i çmimeve merret me përcaktimin e çmimeve. Ne nuk i kontrollojmë çmimet, nuk i dorëzojnë tek ne çmimet kompanitë’’ shprehet ai.

Tolaj, thotë se kjo nuk është se ka të bëjë me ta dhe se nuk dëshriojnë të përzihen në punët e dikuj tjetër

‘’Kur nuk ka të bëjë me ne, me u përzi në kompetencat e dikujt tjetër nuk është mirë”përfundon shkurt Tolaj.

Nënkryetari i OFK-së: Përkrahim fuqishëm zbatimin e Ligjit për Barnat, Komisioni për Ligjin e Çmimeve e përjashtoj anëtarin tonë

Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Astrit Haxhijaha, thotë se janë në fazën finale të ankesave dhe se beson se brenda një ose dy jave, do të filloj zbatimi i Ligjit të Ri për Barna.

‘’Jemi në fazën e ankesave dhe mendoj qe brenda një jave ose dy jave mund të zbatojmë me ligjin. Duke parë në detaje dhe paragrafe dhe për një ligj të ri që bëhet për herë të parë, medoj që është në rregull përveç disa çështjeve teknike.që janë në pritje’’, deklaron ai.

Haxhijaha, thotë se i ka pare edhe ai se disa produkte medicinale do të kenë rritje të çmimit dhe se ka edhe produkte tjera që do të aplikohen.

‘’Po është e vërtetë, i kam parë tabelat, apo vendimin e miratimin të listës esenciale. Kanë qenë 2300 barna të cilat kanë aplikuar dhe pritën që 800-1000 që do të aplikohen pra të vazhdojmë trajtimi. Pra tek këto 2300 kamë parë që ka ndryshim të çmimit dhe rritje të tyre, si përshëmbull Aspirini për momentin gjendet në barnatore 2 euro me ligjin e ri del 2,93 euro, pastaj ka edhe produkte tjera, mirëpo nuk është arsyetim nëse ka në 20-50 produkte të rritje të çmimemeve e mos të kapum në gjera teknike’’ deklaron ai.

Dyshi i OFK-së, thotë se oda e tyre e përkrah fuqishëm zbatimin e këtij ligji.

‘’OFK e përkrah fuqishëm zbatimin e këtij ligji’’ thekson ai.

Po ashtu, Haxhijaha shprehet se i deleguari i tyre në Komisionin për Ligjin e Çmimit të Barnave është përjashtuar pa ndonjë arsye.

‘’Unë mendoj se është Komisioni për Ligjin e Çmimeve që i trajton dhe i deleguari nga OFK-së është përjashtuar, dhe është rishikuar përseri një komision tjetër, në të cilin neve si odë na kanë njoftuar që anëtari që e keni deleguar ju është përjashtuar’’, deklaron ai.

Zëvendëskreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, ka folur edhe për produktet që nuk janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë.

‘’Jo. kjo shkon në procedurë të stoqeve, kur vijnë stoqe të reja, kanë me u trajtu në bazë të çmimit të miratuar. Njëri nga kriterët ka qenë lista përcjellëse e fabrikës për distributorët e Kosovës dhe nuk i kanë përcjellë fabrikat në kohë reale dhe për këtë kanë mbetur jashtë prodkutet tjera, por do të ketë një afat tjetër për ti trajtuar edhe këto’’ përfundon ai.

Haxhiu për Ligjin e Çmimit për Barna: Është hajni me letra në favor të oligarkëve farmaceutik e në dëm të pacientëve dhe qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njëherit anëtar i Komisionit për Shëndetësi, thotë se do të duhej të kishte ulje të çmimit të barnave me ligjin e ri dhe jo rritje të tij.

‘’Rregullimi i produkteve medicinale, do të duhej të kishte një ulje të çmimit të barnave. Përmes Komisionit për Tatimit të çmimit të barnave, MSH ka bërë një rritje të çmimit të barnave, kjo rritje është më e lartë se sa çmimi që është në shitje me pakicë në barnatore’’, thekson ai.

Haxhiu, merr për shembull edhe ndryshimin e çmimit të barnave me ligjin e ri, derisa e konsideron si tendencë propaganduese e VV-së për të thënë në publik se ky ligj rregullon sferën e barnave, por pas publikimit të çmimit, kjo po del se është mashtrim dhe kjo i shkon për shtati sipas tij vetëm mafies së farmacistëve dhe në dëm të qytetarit.

‘’Për shembull Aspirini në barnatore kushton 1,8 euro deri në 2 euro, do të kushtoj me ligjin e ri 2.85 euro. Me ligj, MSH, Kurti dhe VV kanë dashur me e shitë si propagandë se po duan me e rregullu këtë sferë, por pas publikimi të çmimit, e shohim se ka rritje të tyre dhe fitues janë vetëm mafia farmaceutike dhe oligarkët e farmacisë që janë të lidhur direkt me MSH-në, kjo shkon në dëm të qytetarëve dhe pacientëve të Kosovë’’ thotë ai.

Deputeti Haxhiu e konsideron mashtrim dhe vjedhje të pacientëve e qytetarëve ligjin për barna, derisa tregon idenë e tyre (PDK-së) për rregullimin e çmimit të barnave.

‘’Ky është edhe mashtrim po edhe vjedhje e pacientëve. Qëllimi ka qenë pacientët me ble një produkt medicinal me njëjtin cmim në gjithë Kosovën, dhe ata mos të preken me çmime të larta dhe të mos kishte ndryshim të cmimeve, pra synimi ynë me ish-minsitrin Ismaili ka qenë të ketë unifikim të çmimit të barnave, por të ketë unifikim për çmim por jo me të lartë’’deklaron ai.

Për fund, Haxhiu e quan hajni me letra ligjin për barna.

‘’Kjo është hajni me letra në favor të oligarkëve e në dëm të pacientëve’’përfundon ai.

Dreshaj: Ka dyshime për çmimin e barnave, për këtë kemi ftuar debat të hënën

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqënie Sociale, thotë për FrontOnline, se Ligji i Ri për Barnat, është aprovuar, është debatuar por se nuk ka hyrë akoma në fuqi.

‘’Ky ligj është aprovuar, ky ligj është debatuar dhe është harmonizuar, por ende nuk ka hyrë në fuqi’’

Dreshaj, thotë se pikërisht ditën e hënë kanë thirurr debat për këtë ligj dhe kanë ftuar Odën e Mjekëve dhe Odën e Farmacistëve, për ti pyetur ata se sa po respektohet dhe po implementohet ky ligj.

‘’Grupi Parlamentar i Kuvendit për Shëndetësi, ka bërë kërkesë që në javën që vije të bëjë një debat, sakt ditën e hënë të kemi një debat lidhur me Odën e Mjekëve, Odën e Farmaceutëve, se sa po respektohet dhe po implementohet ky ligj’’deklaron Dreshaj.

Deputeti i AAK-së, shprehet se ka dyshime sa i përket çmimit të barnave.

‘’Mu për shkak të këtyre dyshimeve ne kemi ftuar MSH-në dhe Odën e Farmacistëve për të diskutuar për këtë çështje’’ thekson Dreshaj

Shurdhaj: 2.200 produkte farmaceutike që nuk janë pranuar nga MSH po qarkullojnë në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Distribuimit Farmaceutik të Kosovës, Ismajl Shurdhaj, ka folur ligjur me Ligjin për Çmimin e Barnave.

Shurdhaj thotë se janë edhe 2 mijë e 200 produkte ose rreth 40% e produkteve tjera nuk janë pranuar ende nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që sipas tij ka kaluar afati ligjor për deklarim.

‘’Janë edhe 2.200 produkte ose më mirë më thënë rreth 40% e produkteve tjera që qarkullojnë në tregun e Kosovës e të cilat akoma nuk janë pranuar nga MSH, sepse sipas tyre afati ligjor i paraparë për deklarim, ka kaluar me një ditë, kështu që rreth 40% të produkteve, çmimet janë të padeklaruara’’ thekson ai.

Kreu i SHDF-së, thotë se Sigurimi Shëndetësor do të ishte bazë për rregullimin e çmimit të barnave.

‘’Me të thënë të drejtën nuk e kam parë deri tash se Kosova nuk e ka rregullu çështjen e rregullimit të shëndetit, sepse sigurimi shëndetësor do kishte me qenë bazë, themel, i rregullimit të çmimeve farmaceutike dhe shërbimeve shëndetësore, deri më tani na mungon Fondi për Sigurime Shëndetësore dhe në mungesë të saj, deri më tash tregu farmaceutik në Kosovë ka qenë i lirë si çdo treg tjetër’’ deklaron ai.

Shurdhaj thotë se me ligjin e ri, barnatoret pritet të fitojnë rreth 25%, e që për të konsiderohet si vlerë reale e fitimit.

‘’Duke qenë se jemi në këtë situatë, ne kemi barnatore që nuk fitojnë sa është e paraparë me këtë ligj, 25%, fitojnë ndoshta më pak, fitojnë 15%, 20% 10% edhe në disa produkte këtu është dallimi, sepse barnatoreve iu ka siguru një marzhë 25% e që mendoj se është reale, ndërsa ka barnatore në Kosovë që fitojnë me 10%, 15% e kështu’’ potencon ai.

Kryetari i Shoqatës së Distribuimit Farmaceutik të Kosovës, shprehet se shumë distributor kanë pasur frikë se çka do të ndodhë pas këtij ligji dhe se si do të shkoj procedura e çmimit.

‘’Në anën tjetër ndoshta kemi edhe ngritje sepse është hera e parë që deklarojmë çmime, sepse edhe shumë distributor farmaceutik kanë qenë të frikësuar se si po shkon procedura e çmimit, ndoshta edhe i kanë ngritë çmimet më shumë se sa duhet, sepse kemi parasysh se nëse një firmë farmaceutike i ka 10 ose 5 produkte, pesë të tilla munden me dalë prej tregut dhe kjo ka qenë frika e tyre’’ shton ai.

Ani pse do të ketë ligj, për Shurdhajn, as ky ligj nuk do i zgjidhë problemet dhe pakënaqësisë, derisa thotë se janë për të i rregulluar këto çështje.

‘’Ne e dijmë se ka probleme, ka me pas probleme, dhe nuk mundemi qysh me herën e parë me rregullu. Ne i mbrojmë anëtarët tanë, ne kemi qenë gjithmonë skeptik në këtë ligj, ne kemi qenë për nevilizim të çmimeve për me rregullu këtë çështje brenda mundësive sa na lejojnë ligjet aktuale dhe sa na mbronë Kushtetua jonë. Mungojnë sigurimet shëndetësore, ne kemi qenë skeptik se kjo çështje të rregullohet. Kemi vende ku mundemi me marrë përvojën e vendeve tjera, se si e kanë nisë këtë proces dhe jo ku janë sot’’potencon tutje ai.

Shurdhaj, thotë se si model e kanë marrë Slloveninë dhe Greqinë për zhvillimin farmaceutik të Kosovës, sepse është më i përshtatshëm dhe më i zbatueshëm ky model.

‘’Përshëmbull si model e kemi Slloveninë dhe Greqinë, dhe Kroacinë se kemi sepse edhe vetë farmacistët atje kanë thënë se nuk ka qenë model i mirë për zhvillimin farmaceutik. Ke parasysh se ne jemi treg i vogël dhe na duhen molekula dhe barna të regjistruara në këtë treg dhe me këtë ligj në qoftëse dalin me çmime jo të përshtatshme rrezikojnë shumë prej tyre me u tërheq, dhe dëmi do të ishte shumë më i madh se sa mendojmë’’ tregon ai.

Kreu i SHDFK-së, deklaron se me një ligj prej shtatë faqesh, nuk mund të rregullohen krejt çështjet, por që duhet pasur kujdes.

‘’Dje i kemi shkruar MSH-së sepse ka pasur ankesa nga anëtarët tonë, për fatin e tyre nuk e di si do të bëhet. Është ligj i mangët, ligj me 7 faqe dhe një ligj i tillë s’mundet me rregullu këtë çështje. Duhet me pasur shumë kujdes se si sillemi në këtë rast’’përfundon Shurdhaj për FrontOnline.

Shpërndaje në: