Sulmohet kryeministrja e Danimarkes, arrestohet një person

Sulmohet kryeministrja e Danimarkes, arrestohet një person

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, është sulmuar në rrugë në Kopenhagë. Sipas mediave të huaja autori i këtij sulmi është arrestuar menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Kultovetit, në Kopenhagen.

Sipas policisë, Kryeministres i është afruar një burrë dhe më pas e ka goditur me grusht.  “Jeta e saj nuk është në rrezik, por Frederiksen është tronditur shumë”.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi ajo sapo kishte përfunduar takimin në një nismë politike me Christel Schaldemose.

Shpërndaje në: