Miqësorja e fundit para EURO 2024: Shqipëria zbulon formacionin startues kundër Azerbajxhanit
Kuqezinjët do të përballen me Azerbajxhanin, në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin ”Haladas Sportkomplexum” në Szombathely të Hungarisë.
Trajneri brazilian, Sylvinho ka bërë pesë ndryshime në 11-shen startues, për dallim nga ndeshja ndaj Liechtenstainit.
Në portë, Thomas Strakosha është në vend të Etrit Berishës.
Në mbrojtje Elsaid Hysaj në vend të Ivan Balliut, ndërsa Berat Xhimshiti në vend të Ardian Ismailit.
Në mesfushë, Ylber Ramadani luan në vend të Klaus Gjasulas, kurse në sulm Taulant Seferi luan në vend të Arbër Hoxhës.
Formacionet zyratre:
Shqipëria: Strakosha, Ajet, Xhimshiti, Mitaj, Ramadani, Bajrami, Asllani, Asani, Seferi, Broja.