“UÇK s’ka qenë autoshkollë, ku është dashtë me u regjistru” – Nushi i kundërpërgjigjet ashpër Shkëlzen Gashit pas deklaratave se UÇK s’i ka mbrojtur civilët

“UÇK s’ka qenë autoshkollë, ku është dashtë me u regjistru” – Nushi i kundërpërgjigjet ashpër Shkëlzen Gashit pas deklaratave se UÇK s’i ka mbrojtur civilët

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar ndaj deklarimeve të bëra në emisionin Pressing nga ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, rreth luftës së UÇK-së.  

Nushi ka thënë se deklarimet e bëra nga Gashi ku ky i fundit pyet se ku ka qenë UÇK për të ndalë vrasjet, dhunimet e poshtërimin që e kanë bërë Serbët, janë rekordi i poshtërsisë.

Nushi këto deklarime të Shkelzen Gashit i lidh edhe me faktin se i njëjti gjatë emisionit deklaron se vetë ka ikur dhe s’është bërë pjesë aktive e luftës meqë ka qenë i mitur.

Aktivisti i PSD-së thotë se Gashi i ka pasur 17 vjet në luftë dhe se në UÇK janë 87 dëshmorë të moshës së Shkëlzen Gashit.

“Tha kam qenë i mitur , s’i kam pas 18 vjet. Po UÇK s’ka qenë autoshkollë ku është dashtë me u regjistru me dokumente. U dashtë me pas veç guxim. Xen ti s’e ki atë guxim, as s’e ke pasë”, thotë Nushi.

Reagimin e Nushit e ka shpërndarë edhe Frashër Krasniqi duke thënë se është kulmi i poshtërsisë.

“Qe çka është kulmi i poshtërsisë”, ka shkruar Krasniqi.

(SHPËRNDAJE)

Shkelzen Gashi po kërkon përgjegjësi prej UÇK-së për viktimat e shkaktuara nga Serbia. Sipas Xenit,…

Posted by Nol Nushi on Friday, June 7, 2024

Shpërndaje në: