Osmani për shpronësimet në Veri: Kosova respektoi ligjin, aleatëve t’iu sqarohet më në detaje

Osmani për shpronësimet në Veri: Kosova respektoi ligjin, aleatëve t’iu sqarohet më në detaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë vizitës së saj në qytetin e Drenasit është pyetur nga gazetarët edhe rreth reagimit të djeshëm të QUINT-it për disa shpronësime në veri të Republikë së Kosovës.

Osmani ka thënë se kjo çështje duhet të analizohet vetëm në aspekt të respektimit të ligjeve e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe gjithashtu edhe respektimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Osmani ka thënë se përderisa këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane, e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

“Çështja e shpronësimeve për çdo qytetar, duhet të analizohet vetëm në aspekt të përputhshmërisë me ligjin dhe Kushtetutën. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara, dhe këto përcaktohen jo vetëm me ligjet tona por edhe me standardet e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Përderisa shpronësimet janë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën dhe standardet e gjykatës evropiane, si presidente e Kosovës e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe qytetareve pa dallim”, ka thënë Osmani.

Tutje e para e shtetit ka thënë se mbase ka ende hapësirë për komunikim në mes të institucioneve përgjegjëse dhe partnerëve për të sqaruar në detaje dhe për t’u siguruar të gjithë që e tëra që Kosova ka bërë është respektim i standardeve të Gjykatës Evropiane.
Osmani ka thënë se s’sheh tendencë për diskriminim në baza etnike por thjesht respektim të standarateve.

Besoj që ka ndoshta ende hapësirë për komunikim që të sqarohen në detaje nga institucionet përgjegjëse tek partnerët , në mënyrë që të sigurohen që të gjithë, që e tëra që Kosova ka bërë është që ka respektuar standardet e gjykatës evropiane. S’shoh tendencë për diskriminim mbi baza etnike, por thjesht respektim i standardeve.

Detyra jonë është që të mbrojmë secilin qytetar pa dallim etnie dhe ta mbrojmë çdo cep të Kosovës”, ka përfunduar Osmani.

Shpërndaje në: