Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 23 personave për mashtrim me Call Center

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 23 personave për mashtrim me Call Center

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, 23 të pandehurve A.F;  K.G;  I.L;  D.H;  M.T;  V.K;  A.Z;  L.H;  Ç.Q;  F.H;  M.K;  F.K;  I.S;  S.P;  A.V;  A.N;  I.XH;  A.DH;  E:L;  A.M;  K.R; E.R; Q:I; për rastin e njohur Call Center.

Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët shtetas gjerman, përmes qendrave të thirrjes Call Center, duke investuar nëpër platformat online.

Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277  lidhur me veprën penale “Mashtrimi”, “Shpëlarja e parave” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.

Shpërndaje në: