Biden dhe Zelensky në një takim në Francë, do të diskutojnë për ndihma ushtarake për Ukrainën

Biden dhe Zelensky në një takim në Francë, do të diskutojnë për ndihma ushtarake për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Francë, për të diskutuar një paketë armësh prej 225 milionë dollarësh.

Bëhet e ditur se ky takim do të jetë i pari ballë për ballë që kur presidenti ukrainas vizitoi Uashingtonin në dhjetor, kur të dy u hasën në kundërshtimin republikan për më shumë ndihmë për Ukrainën.

Siç raportohet, dyshja do të takohen sërish javën e ardhshme në një samit të G7 në Itali, ku do të diskutohet për përdorimin e aseteve ruse të ngrira pas pushtimit të Ukrainës, për të siguruar 50 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën, shkruan skynews.

Gjithashtu, së fundmi SHBA-ja ka njoftuar edhe një tjetër paketë ushtarake për ushtrinë ukrainase.

Shpërndaje në: