Kastrati: Neve na intereson sa spiuna të UDB-së i ka Kosova
Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Ardian Kastrati, ka folur për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh, që u prangosën ditën e djeshme në Ferizaj.
Kastrati tha se interesi është që pa dallime partiake të mbrohen institucionet tona të sigurisë.
“Çka ne kërkojmë është që të ketë një proces hetimor dhe pastaj nga ky proces i organeve të drejtësisë, ne t’i marrim të dhënat. Dhe neve na intereson që ta thërrasim edhe drejtorin e AKI-së në raportim që të marrim detaje se si ka ardhur deri tek kjo situatë”, tha Kastrati në Klan Kosova.
“Neve shumë më shumë na intereson për fenomenin, se sa individi X ose Y. P.sh Sa spiuna i kemi ne në Kosovë? A ka shumë spiuna Kosova të UDB-së? Ku është burimi? Ku është interesi? Ku është rrjeti me të cilin bashkëpunojnë? Çfarë dëmi nacional i shkakton kjo Kosovës?”, shtoi ai.