Përfundon intervsitimi i Ema Radoiçiq nga Policia e Kosovës

Përfundon intervsitimi i Ema Radoiçiq nga Policia e Kosovës

Gruaja e terroristit Millan Radoiçiq e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor në veri të vendit.

Nga policia kanë konfirmuar  se pas intervistimit, gruaja e Radoiçiqit është liruar.

“Krimet ekonomike e kanë përdorur objektin e policisë për intervistimin e kësaj gruaje. Pas intervistimit është liruar”, tha policia.

Gruaja e kriminelit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq, është intervistuar pas sekuestrimit të pasurisë së tyre, pas agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Shpërndaje në: