Ramadani: Komunikimi i Mimoza Kusarit me Radojçiqin përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

Ramadani: Komunikimi i Mimoza Kusarit me Radojçiqin përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka pyetur Mimoza kusari-Lilën pse ka folur me kryekriminelin Radojçiq, shkruan Periskopi.

Ramadani ka theksuar edhe një herë se kjo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?
Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi!
Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur nga drejtësia kosovare!
Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi.
Rrjedhimisht, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Shpërndaje në: