Rizgjedhja në krye të Kushtetueses, Hovenier uron Gresa Cakën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani, për rizgjedhjen e saj në këtë pozitë.
Hovenier theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura gjyqësore, ndërsa shprehi përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit.
“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gurthemel i çdo demokracie të qëndrueshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në një mbledhje më 5 qershor kanë rizgjedhur kryetaren Caka-Nimanin edhe për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.