Policia për gruan e Radojçiqit: Kërkesa për intervistim erdhi nga Krimet Ekonomike në Prishtinë

Policia për gruan e Radojçiqit: Kërkesa për intervistim erdhi nga Krimet Ekonomike në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me intervistimin që po i bëhet, bashkëshortes së kryeterroristit serb, Milan Radojiçiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për klankosova.tv, se intervistimi i Ema Radojiçiq, u bë me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Tutje ai tha se intervista ndaj Ema Radojiçiq u krye nën praninë e avokatit të saj.

Shpërndaje në: