Joseph reagon pas QUINT’it: Është në interesat strategjike të Kosovës t’i trajtojë të gjithë qytetarët sipas ligjit
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington ka bërë një reagim në “X” pasi ambasadat e shteteve të QUINT-it, Zyra e Bashkimit Europian dhe OSBE-ja kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj që ta finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat veriore të vendit.
Joseph tha se është në interesat strategjike të Kosovës që t’i ndjekë ligjet e veta dhe t’i trajtojë sipas ligjit të gjithë qytetarët e saj.
“A mundet dikush në Kosovë të mbrojë parimin e thjeshtë se është në interesat strategjike të Kosovës të ndjekë ligjet e Kosovës dhe të trajtojë të gjithë qytetarët e Kosovës — përfshirë serbët e Kosovës — sipas ligjit?”, shkroi Joseph.
Can anyone in Kosovo stand up for the simple principle that it is in Kosovo’s own strategic interests to follow Kosovo’s own laws and treat all of Kosovo’s citizens — including Kosovo Serbs — according to the law? https://t.co/3CZd5gP7sn
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) June 6, 2024