Prokuroria Speciale kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh
Prokuroria Speciale ka kërkuar 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh që u arrestuan dje.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare.
“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi:
Njoftim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 6 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se kundër të pandehurve: B.Sh. dhe M.Q. sot i ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen.