‘Jemi luanët e Sali Berishës’: Protestuesit e dhunshëm të ‘non grata’ plagosin dy policë

‘Jemi luanët e Sali Berishës’: Protestuesit e dhunshëm të ‘non grata’ plagosin dy policë

Mbështetësit e Sali Berishës vijojnë protestën e dhunshme, ku sërish po shtyjnë policinë dhe drejt tyre kanë hedhur sende të forta.

Përveç hedhjeve të molotovëve e sendeve të forta në drejtim të efektivëve, protestuesit i janë drejtuar forcave të rendit duke i thënë: Jemi luanët e Sali Berishës, hapuni! Si pasojë e përplasjeve u plagosën lehtë dy efektivë.

Gjatë tubimit është kërkuar vazhdimisht që të hyjnë në ambientet kuvendit, ty ku po mbahet seanca plenare, po ashtu e shoqëruar me tensione.

Deputeti demokrat Klevis Balliu iu bashkua protestës dhe është përplasur me policinë, së bashku me mbështetësit e tjerë.

Gjatë protestës janë djegur edhe goma, përpara grupit ku ishin të vendosur uniformat blu. Nuk kanë munguar as hedhja e shisheve të ujit dhe flakadanëve në drejtim të policisë.

 

Shpërndaje në: