Abdixhiku ngushëllon familjen e Ferrit: Ju humbët njeriun e dashur, Kosova humbi personalitetin e shquar të artit
Me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Rexhep Ferri, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi.
Abdixhiku shprehet se Kosova ka humbur personalitetin e shquar të artit e pedagogun.
Ai ndër të tjera thotë se Ferri do të mbetet personifikim i njeriut, që për dekada të tëra nuk pushoi së punuari për të mirën e vendit, ndërsa, arti i tij, do të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, në fushën e artit, kulturës dhe shkencës.
“E nderuara familje Ferri,
Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik, Rexhep Ferri. Ju humbët njeriun e dashur për ju, ndërsa Kosova humbi personalitetin e shquar të artit e pedagogun, Rexhep Ferri.
Me punën e tij të palodhshme, akademik Ferri, gjatë gjithë jetës dha shembullin e njeriut të përkushtuar për arsimimin e brezave të rinj. Vepra e akademik Rexhep Ferri, prej pedagogu, e artisti do të kujtohet përjetësisht në historinë shqiptare. Ai do të mbetet personifikim i njeriut, që për dekada të tëra nuk pushoi së punuari për të mirën e vendit. Ndërsa, arti i tij, do të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, në fushën e artit, kulturës dhe shkencës.
Në emrin tim personal dhe gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike, ju shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që njohën akademik Ferrin.
I përhershëm do të jetë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e kreut të LDK-së.