Ia huq ministrja Nagavci, nuk e di mbiemrin e shkrimtarit turk me të cilin darkoi Kurti, i thotë “Pambuku”

Ia huq ministrja Nagavci, nuk e di mbiemrin e shkrimtarit turk me të cilin darkoi Kurti, i thotë “Pambuku”

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci duket se nuk e di mbiemrin e saktë të shkrimtarit nobelist me të cilin u takua edhe Kurti gjatë se hënës, Orhan Pamuk.

Gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Librit që ka filluar dje në Prishtinë, Nagavci e tha gabim emrin e shkrimtarit të njohur.

Në vend të mbiemrit Pamuk, ajo tha Orhan Pambuk.

“Po diskutojmë edhe për tekstet e Orhan Pambukut”, tha Nagavci.

E para e dikasterit të arsimit në Kosovë ka vizituar dje Panarin e Librit, ku theks të veçantë i ka vendosur librave nga shkrimtari i vlerësuar ditë më parë nga Albin Kurti.

Shpërndaje në: