Kurti për “zemlakun” e Kusarit: “Prigozhin i Vogël” që mbrohet nga Serbia
Kryeministri Albin Kurti e quajti “Prigozhin i Vogël”, Milan Radojiçiq, për të cilin tha se mbrohet nga Serbia.
Këtë koment Kurti e dha në A2 CNN, duke thënë se Radojiçiq e Veselinoviq i përkasin strukturës paramilitare serbe.
“Veselinoviq, Radojiçiq të gjithë këta i përkasin një strukture paramilitare në Serbi të cilët kanë prona të mëdha kanë pasuri marramendëse dhe të cilët i organizojnë elementet kriminale për ta destabilizuar Kosovën”, tha Kurti.
“Serbia në Ballkan sillet si Rusi e Vogël që e ka edhe Putinin e Vogël, por e ka edhe Prigozhinin e vogël që është Milan Radojiciq, por për dallim nga Prigozhini – ky i Serbisë është i lirë dhe mbrohet nga pushteti dhe merr pjesë në fushatë zgjedhore për partinë e presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti.