Osmani: S’ka pasur raport Osmani – Vetëvendosje, ndërveprimi është ndërinstitucional
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka pasur raport Osmani – Vetëvendosje, pasi tha se presidentja nuk mban anë me parti politike.
Osmani tha se raporti me VV-në është ndërinstitucional dhe sipas saj është krejtësisht normale dhe detyrë e qeverisë, kuvendit dhe presidencës që të bashkëpunojnë në interes qytetar duke u bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve.
“Nuk ka pasur raport Osmani – Vetëvendosje, presidentja nuk mban anë me parti politike. Raporti ynë është ndërinstitucional dhe është krejtësisht normale dhe është detyrë e qeverisë, kuvendit dhe presidencës që të bashkëpunojnë në interes qytetar duke u bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve”.
“Pra, nuk ka lidhja partiake ndonjë rëndësi, por ajo që unë angazhohem është raporti korrekt në përputhje me kushtetutën dhe interesin e Kosovës me të gjitha institucionet. Unë nuk besoj ndonjëherë në histori të Kosovës që ka pasur ndonjë presidente me vullnet kaq të madh që të bashkëpunojë kaq shumë me qeverinë, kuvendin dhe partitë politike që përfaqësojnë qytetarët sesa vullneti që kam treguar unë në këto tri vite e gjysmë”, tha Osmani.
Osmani foli edhe për raportet me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë luftë politike dhe se çdo dallim është i tejkalueshëm.