Nga VV`ja i dalin kundër Mimoza Kusarit: I papranueshëm komunikimi me një kriminel dhe një person që është në listën e zezë të SHBA-ve!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka folur në lidhje me bisedën e fundit të publikuar në media ndërmjet Kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, Milan Radojiçiq.
Korenica tha se një komunikim i tillë është i papranueshëm dhe veçanarisht kur ke të bësh me një kriminel dhe terrorist.
“Qëndrimi im është i njëjtë, edhe më herët jam deklaruar, kur ka qenë edhe hera e parë që kanë dal bisedat.Ky komunikim është i papranueshëm dhe veçanarisht kur ke të bësh me një kriminel dhe një person që ka qenë i kërkuar edhe prej nesh si kriminel, terrorist. Duhet të përmenet edhe fakti që komunikimi me persona që janë në listën e zezë është skajshmërisht i papranueshëm” deklaroi Korenica për “Gazeta Blic”.
Së fundi është publikuar në media një audio-inçizim mes Shefes së Gripit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, njëkohësisht i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiq.
Në lidhje me këtë bisedë të publikuar kanë ardhur reagime të shumta nga qytetarët, opozita dhe shoqëria civile.Edhe kryeministri i vendit, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me këtë video-inçizim.
Ai e tha se “ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe tryesnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”
Ky është njëri nga të arrestuarit në Ferizaj, nën dyshimin se spiunonte për shërbimin sekret serb