Mbappe flet për herë të parë si lojtar i Real Madridit, ‘godet’ ish-klubin e tij

Mbappe flet për herë të parë si lojtar i Real Madridit, ‘godet’ ish-klubin e tij

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka mbajtur konferencën e parë për media me fanellën e klubit të Real Madridit.

Mbappe u zyrtarizua dje si futbollisti më i ri i madrilenëve, teksa sot ka mbajtur një konferencë për media ka edhe ka zbuluar disa fakte interesante.

Sulmuesi 25-vjeçar u shpreh tejet i lumtur me klubin e tij të ri, ndërsa njoftoi edhe sa gjatë do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

“Ndihem i lehtësuar. Arrij te Real Madridi me shumë përulësi, është klubi më i madh në botë. Dua të falënderoj presidentin Florentino Pérez. Ai më besoi që nga dita e parë. Jam i lumtur. Jam shumë i lumtur, ju mund ta shihni atë buzëqeshje në fytyrën time… dhe një lojtar i lumtur mund të performojë shumë më mirë. Do të luaj për klubin tim të ëndrrave. Unë do të jem në Real Madrid për të paktën pesë vjet”, tha Mbappe.

Mbappe është transferuar te skuadra e Real Madridit si lojtar i ri, ndërsa ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me një pagë prej 15 milionë eurove në vit.

Shpërndaje në: