Reagon Rohde: Të drejtat e LGBTQI+ nuk duhet të negociohen por të zbatohen
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermani është entuziaste që ka nisur Java e Krenarisë në Prishtinë.
“Gjermania është entuziaste që Java e Krenarisë në Kosovë më në fund ka nisur”, ka shkruar Rohde në “X”.
Ai ka thënë se të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta të njeriut dhe se ato nuk duhet të negociohen por të zbatohen.
Rohde ka publikuar fotografi nga hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, që u bë dje në ndërtesën e qeverisë.