Haliti: BE nuk i vendosi masat për qejf të tyre, por për shkak të Qeverisë Kurti
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se janë në takime të vazhdueshëm me ambasadorët e shteteve të BE-së në Kosovë, por se nuk vendosin ata kur hiqen këto masa ndaj Kosovës.
“Ne ambasadorët i takojmë rregullisht, si Komision, por problemi është se masat nuk i kanë vendosur ata, por i ka vendos BE-ja dhe ata vendosin kur i heqin” deklaroi ai.
Haliti, thotë se para disa ditësh Josep Borrell ka dërguar një raport mbi masat e Kosovës nga BE-ja, për të parë nëse hiqen ose jo, apo vazhdohen ato.
“Para disa ditësh përfaqësuesi Borrell e ka dorëzu raportin në BE dhe në bazën e atij raporti mund të vendoset a hiqen, a shtohen, apo vazhdojnë masat”, thekson Haliti.
Ai thotë se nuk është i sigurt nëse BE i heq masat para pushimeve verore.
“Nuk jam për atë punë i sigurt, sepse nuk është në dorën time, duhet merret Qeveria me atë punë dhe të i zbatojë marrëveshjet e BE-së, sepse BE nuk i ka vendos për qejf të vetin por përse Qeveria nuk i ka mbajtë premtimet” potencoj Haliti për FrontOnline.