Audio-incizimi, deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Audio-incizimi, deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit të veriut, Milan Radojçiq.

Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka mundur të negociojë edhe tema të tjera me kriminelin Milan Radojciqin.

Sipas saj, kjo bisedë shpërfaq gënjeshtrat publike.

“Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë. Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranë,t këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera,” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kështu duke kërkuar dorëheqje nga qeveria, pasi sipas saj, populli nuk e fal këtë.

“Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojçiqin para drejtësisë, por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës, sepse populli nuk do ta falë këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhtarë fiktivë për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vetë ‘Esat Pasha’. Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!”, ka shkruar tutje Krasniqi në Facebook.

Shpërndaje në: