Biseda e Kusarit me Radojçiqin – Vjen reagimi i LDK-së: Skandaloze, rrezik për sigurinë kombëtare

Biseda e Kusarit me Radojçiqin – Vjen reagimi i LDK-së: Skandaloze, rrezik për sigurinë kombëtare

Është publikuar një bisedë mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Për këtë, ka reaguar Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi.

Ai në një përgjigje të shkurt për Periskopin e konsideron rrezik për sigurine e vendit.

Rukiqi potencoi se koordinimi me terroristë është akt kriminal

“Skandaloze, rrezik për sigurinë kombëtare dhe tregim i qartë i asaj se cka është partia në pushtet. Koordinni me terroristë është akt kriminal”, ka deklaruar Rukiqi per Periskopin.

Kujtojmë që një vit më vonë në fund të muajit shtator, Radoiçiq ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi në Banjskë duke lënë të vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

Tre pjesëtarë të grupit u vranë gjatë përleshjeve me njësitet speciale të Kosovës. Pjesa tjetër e grupit arriti të ikte në drejtim të Serbisë./Periskopi

Shpërndaje në: