Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Janë vetdorëzuar sot dy të dyshuarit për plagosjën në Prizren.

Policia ka njoftuar se ata janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuari për veprën penale ‘Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’
Prizren, 03 qershor 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori rajonal i hetimeve në kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, me datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.
Personat kërkohen , për veprën penale Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’ e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.
Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 03.06.2024 rreth orës 14:40 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.
1. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur.
Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!
Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim

Shpërndaje në: