U diskutua për lidhjen me boksierin, Bardhi: Sara ka ngrënë thika pas shpine për shkakun tim
Në një edicion të “Post Big Brother”, është rihapur debati rreth marrëdhënies së Sarës me një ish-boksier, një temë që ishte bërë mjaft diskutim në media kur Sara qëndronte në shtëpinë e “Big Brother VIP” edicionin e tretë. Diskutimi u shtri edhe në rrëfimet personale të Sarës dhe në komentet që ajo ka marrë si nga bashkëbanorët ashtu dhe nga jashtë.
Bardhi, ish-bashkëbanori i Sarës dhe një nga personat që ka qenë në qendër të zhvillimeve të saj nëpër shtëpi, shprehet se ai ka ndikuar në marrëdhënien e saj dhe ndjehet përgjegjës për disa nga vështirësitë që ajo ka përjetuar. “Unë mendoj që këto thika pas shpine Sara i ka ngrënë në një farë forme për shkakun tim”, deklaroi Bardhi, duke pranuar se ishte ai që gjithmonë kishte qenë i interesuar për të njohur më shumë rreth Sarës dhe së kaluarës së saj.
Gjatë programit, u bë e qartë se Bardhi ishte i prekur nga komentet dhe vlerësimet që opinionisti Arbër Hajdari kishte bërë ndaj Sarës nëpër emisione të ndryshme. “Po, na u duk pak tendencioz të dyve”, tha Bardhi në një përgjigje ndaj moderatori Ledion Liço, duke sjellë një nuancë të tensionuar në bisedë.
Nga ana tjetër, Arbër Hajdari u siguroi të gjithë se ai është i mësuar me akuzat dhe nuk ka pasur ndikim në sjelljen e Sarës në shtëpi. “Unë jam mësuar që ish-banorët për shkak të pamundësive të veta për të menaxhuar veten, ta hedhin nga opinionistët,” u shpreh Hajdari, duke shtuar se ai është i interesuar vetëm për fakte dhe ngjarje të caktuara.
Sara, e pranishme gjithashtu në diskutim, qëndroi e fortë në mbrojtjen e veprimeve dhe zgjedhjeve të saj. Ajo theksoi se nuk ka ndjerë frikë nga gjërat që ka bërë dhe nuk ka arsye të ndihet nën presion për të kaluarën e saj sentimentale. “Unë nuk kam pasur frikë nga çfarë kam bërë Arbër. Nuk kam bërë diçka që ka qenë imoral. Në fund të ditës kam qenë një vajzë single, nuk kam qenë as e martuar as kam tradhtuar asnjë”, u shpreh ajo, duke i dhënë një fund spekulimeve dhe gjykimeve që vazhduan të rrethonin jetën e saj pas daljes nga shtëpia.
Ky debat tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë shembull i sfidave dhe situatave me të cilat përballet një personazh publik pas pjesëmarrjes në një program realiteti, ku jetët personale bëhen shpeshherë argëtim për publikun.