Në përkrahje të prodhuesit vendor

Në përkrahje të prodhuesit vendor

Viva Fresh Store mbështetur nga USAID – Kosovo Compete Activity – në Qendrën e Logjistikës me 𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒, duke filluar nga ora 09:00, organizon eventin SPECIAL më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor! Ky event ka për qëllim të shpalos rëndësinë e përkrahjes së prodhueseve vendor, dhe të kontribuoj në rritjen e tyre në tregun tonë dhe më gjerë.

Rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në Kosovë Viva Fresh Store, në vazhdimësi ka qenë një përkrahës i palëkundur i prodhuesve vendor. Që nga etapat e para të zhvillimit të saj e deri me sot, prodhueseve vendor u është dhënë mundësia që t’i ekspozojnë, promovojnë dhe të kenë hapësirë të volitshme për shitje, jo vetëm në markete, por edhe në aktivitetet tjera reklamuese, në gjithë rrjetin e marketeve në tërë Kosovën dhe rajon! Përpos prodhuesve vendor, NE kemi mbështetur edhe kompanitë e tjera vendore të cilat ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet dhe të cilat kanë arritur të zhvillohen, zgjerohen dhe të kenë SUKSESE falë bashkëpunimit me kompaninë Viva Fresh Store.

Si LIDER i programit “Private Label” në Kosovë, në vazhdimësi jemi përkushtuar për të rritur aftësitë e prodhuesve vendor, duke ju ofruar mbështetje dhe qasje profesionale më qëllim të rritjes së cilësisë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve tanë besnikë!

Si rezultat i këtij fuqizimi, USAID – Kosovo Compete Activity po përkrah Viva Fresh-in në organizimin e ngjarjes madhështore për të prezantuar programin tonë “Private Label”. Kjo nismë është krijuar për të nxitur dhe vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit vendor, duke i ndihmuar dhe mbështetur në përmirësimin e cilësisë për të siguruar një zhvillim të suksesshëm në gjithë tregun vendor dhe rajonal.

𝐃𝐢𝐬𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐁𝐉𝐄𝐊𝐓𝐈𝐕𝐀𝐓 𝐄 𝐄𝐕𝐄𝐍𝐓𝐈𝐓:
– Viva Fresh Store do të prezanton strategjinë “Private Label” për kompanitë prodhuese vendore;
– Histori suksesi të bashkëpunimeve të vazhdueshme me prodhuesit vendor;
– Lehtësimi i takimeve të drejtpërdrejta “B2B” midis kompanive vendore të ushqimit dhe përfaqësuesve të Viva Fresh Store;
– Sigurimi i informacionit të plotë në lidhje me përfitimet dhe mundësitë që lidhen me programin “Private Label”;
– Nxitja e mundësive të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit për të partneritetet të ardhshme mes bizneseve etje…

𝐕𝐢𝐯𝐚 𝐅𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐣𝐞 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫!

Shpërndaje në: