Rroga 2 mijë euro e Gazmir Racit: Unë punoj në këtë punë qe 7 vjet
Në një reagim në Facebook, Raci ka thënë se është i angazhuar tash e shtatë vite në të njëjtin projekt.
“Miq, unë punoj në të njëjtin projekt që financohet nga Bashkimi Evropian që më shumë se 7 vjet”, ka thënë Raci.
Gazeta Insajderi raportoi sot se Raci është përzgjedhur në pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi- Kosovë në kuadër të IPA III (2021 – 2027)“.
Sipas Ministrisë, konkursi ishte hapur më 3 prill 2024 dhe Raci ishte kandidati i vetëm.
Raci njihet si analist i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet.