Mërgim Vojvoda: Kemi treguar koncentrim, trajneri po na përgatit mirë

Mërgim Vojvoda: Kemi treguar koncentrim, trajneri po na përgatit mirë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot pasdite seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë, që zhvillohet më 5 qershor.

Në stërvitjen e sotme djemtë dardanë kanë punuar me përkushtim maksimal, përkundër temperaturave goxha të larta, derisa përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme.

Pas stërvitjes opinionet e tyre për punën e deritashme në këtë grumbullim dhe pritjet që i ka për miqësoren me Norvegjinë i dha Mërgim Vojvoda.

“Besoj që kemi treguar koncentrim deri tash sepse nuk është lehtë kur e dimë se kampionati ka përfunduar. Por stërvitjet kanë shkuar mirë, çdo lojtarë është në rregull dhe shpresoj të jenë të gjithë në dispozicion. Trajneri po mundohem me idetë e tij të përgatitemi sa më mirë.

“Duam që të krijojmë lojën tonë, filozofinë tonë, idetë e trajnerit për ato lojë që na vijnë në shtator. E dimë se Norvegjia është ekip i fortë fizikisht, ka lojtarë të mirë, por duhet të luajmë lojën tonë dhe e presim me pozitivitet për fitore. Shpresoj të kemi mbështetjen e bashkatdhetarëve sepse na vyn përkrahje e tyre. Kemi nevojë për ta dhe na bëhet qejfi që të ketë sa më shumë shqiptarë”, u shpreh mbrojtësi

Shpërndaje në: