Dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Bujanovc
Sipas rezultateve nga pesë qendrat e votimit ku votojnë shqiptarët në Bujanovc, më së shumti vota ka Fronti për Ndryshim, transmeton portali Folonline.
Koalicioni opozitar, i kryesuar nga Arbër Pajziti dhe Driton Rexhepi, fitoi bindshëm në qendrën e votimit në shkollën Sezai Suroi, ku mori 136 vota, ndërsa Partia për Veprim Demokratik (PDD) e renditur e dyta mori 83 vota.
Fronti për Ndryshim mori më së shumti vota edhe në Mëhallën e Strukarskës në Tërnovc të Madh, pastaj në vendvotimin 54 në Bujanoc, në shkollën Naim Frasheri, në fshatrat Çar dhe Zarbincë – gjithsej 540 vota, Partia Demolratike e Nagip Arifit ka marrë 435 vota në këto vende dhe e treta është Lëvizja për Përparim Demokratik 267 vota dhe e katërta është Partia për Veprim Demokratik me 211 vota.