Real Madridi rikthehet në Madrid, e çon titullin në katedrale
Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Borussia Dortmundit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Klubi “madrilen” u kthye në Madrid sot gjatë ditës dhe gjëjën e parë që e kanë bërë, e dërguan titullin e tyre të UEFA Champions League në katedralen “La Almudena”.
“Jesuzi ju falënderon juve që e sollët titullin këtu në shtëpi”, u tha lojtarëve peshkopi
Kujtojmë që skuadra e Real Madridit mbrëmë fitoi titullin e tyre të 15-të të Ligës së Kampionëve në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër europiane.