Kirby: Nëse Hamasi bie dakord me marrëveshjen për fundin e luftës në Gaza, presim që edhe Izraeli ta pranojë

Kirby: Nëse Hamasi bie dakord me marrëveshjen për fundin e luftës në Gaza, presim që edhe Izraeli ta pranojë

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të dielën se nëse Hamasi bie dakord me marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ShBA pret që edhe Izraeli ta pranojë planin.

“Ky ishte një propozim izraelit. Ne kemi çdo pritje që nëse Hamasi bie dakord me propozimin … atëherë Izraeli do të thoshte po”, tha Kirby në një intervistë me programin This Week të ABC News.

 

Shpërndaje në: