Vërshimet në Gjermani, një zjarrfikës mbytet në përpjekje për t’i shpëtuar banorët

Vërshimet në Gjermani, një zjarrfikës mbytet në përpjekje për t’i shpëtuar banorët

Një zjarrfikës është mbytur gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar banorët e ngecur në pjesët e vershuara të Gjermanisë jugore të dielën.

Rajonet jugore të Gjermanisë po përballen me përmbytje, si pasojë e shirave të mëdha ditëve të fundit, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë të dielës.

Viktima, 42 vjeç, ishte në një anije shpëtimi së bashku me katër zjarrfikës të tjerë kur anija u fundos të shtunën vonë.

Trupi i tij i pajetë u nxor të dielën herët, tha një zëdhënës i qytetit bavarez, of Pfaffenbach an der Ilm, i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg Munihut.

Derisa komunat kishin disa ditë kohë për t’u përgatitur për vërshimet, ekipet për shpëtim u detyruan prapëseprapë t’i evakuonin qindra njerëz pasi vërshimet i izoluan disa zona, thanë autoritetet.

“Ne i falënderojmë dhe nderojmë ekipet për shpëtim dhe ata që po ndihmojnë, për luftën e tyre kundër pasojave të vërshimeve në shumë pjesë”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi mbështetje për rajonet e prekura, të cilat i vizitoi të dielën.

Ndryshimi klimatik po shkakton fatkeqësi natyrore, sipas tij.

“Fatkeqësisht natyrore e kanë shoqëruar njerëzimin gjithmonë. Por çfarë po shohim ne është një rritje e madhe e këtyre ngjarjeve. Vërshime rekorde po ndodhin çdo vit… shira rekorde çdo disa vjet”, tha Habeck për transmetuesin n-tv.

Pjesë të Evropës u goditën nga vërshime të mëdha më 2021 që shkaktuan gati 200 viktima, me Gjermaninë që e pësoi më së rëndi. /REL

Shpërndaje në: