Telefonatat anonime, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka treguar se gjithçka po shkon në rregull gjatë procesit të votimit në komunën e Bujanocit.
Kamberi ka theksuar se dy ditët e fundit ka telefonata me numra të panjohur në gjuhën serbe për të votuar një listë të tyre, pas të cilave dyshohet të qëndrojnë përfaqësues të organeve shtetërore. Kamberi shpreson që populli mos të bie pre atyre ndikimeve.
Kandidati për kryetar të Bujanocit nga Alternativa për Ndryshim, Arbër Pajaziti ka thënë se qytetarët e Bujanocit kanë nevoja elementare, pasi shumica ballafaqohen me shkeljen e të drejtave elementare të njeriut.
Kandidatë për kryetar të Bujanocit janë edhe Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), njëherësh kryetari aktual i komunës dhe Shqiprim Musliu nga Lëvizja për Progres Demokratik (LPD)./KP