Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë, i jep fund konfliktit shqiptaro-serb
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka deklaruar se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë do të “zgjidhte përfundimisht” konfliktin shqiptaro-serb.
Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë “i jep”zgjidhje përfundimtare” konfliktit shqiptaro-serb ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Sipas Muratit, kur nuk është shfrytëzuar momentumi për ripërcaktimin e kufijve është ditur që do të kthehet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me Asociacion, nuk do t’i jepet fund problemit të veriut ka potencuar Murati në TV Dukagjini.
“Për turpin tonë të madh e shkelmuan idenë e shkëmbimit të territoreve… Në këtë funksion ajo nuk mund të vdesë së është një zgjidhje që përfundimisht i jep fund konfliktit shqiptaro-serb. E ne kemi nevojë me u përfundu ky konflikt. I cili e trajton edhe çështjen shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ajo që unë i frikësohem duke e refuzuar atë ide dhe duke shkuar tutje pa e zgjidhur këtë problem, ne do të vazhdojmë me probleme me veriun e vendit e sidomos në rast të krijimit të Asociacionit.
Kur ti rrezikon prapë në atë pjesë, e në anën tjetër mund ta humbasin prezencën etnike në Kosovën Lindore, sepse edhe pa një presion e lërë më që ka presion njerëzit po ikin”, ka thënë Murati.