Bajrami reagon pas videos propagandistike të VV-së: Pranoni që keni dështu se kjo është fakt, dorëhiquni!
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas videos propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje, ku sulmohet opozita, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami i ka përmendur dështimet dhe skandalet e VV-së, duke theksuar se videot e tilla nuk mund t’i mbulojnë.
“❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtru se nuk bisedoni me Vucicin pa kërku falje Serbia.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkru 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion”, ka shkruar Bajrami ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Prapë me video?
Prapë për të gjithë?
Edhe për ata me të cilët darkuat?
Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Instititutit të Mjekësisë Ligjore, minstrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës.
Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon premtimet që keni dhënë dhe dështimet që keni shënuar. Që keni dështuar prej ndërtimit të çerdheve e deri te mashtrimet për përfundimet e projekteve nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtru se nuk bisedoni me Vucicin pa kërku falje Serbia.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkru 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore.
❌ Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranu Zajednicën.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit.
❌ Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni dështuar të sjellni njohje të Shtetit të Kosovës. Zero njohje për tri vjet e gjysëm.
Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë.
Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.
Dorëhiquni!