Kanceri, pasojë e rrezeve X!

Kanceri, pasojë e rrezeve X!

Shkruan: Dr. Ylli H. Mehmeti PhDc- Radiolog

U nxita ta shkruaj këtë shkrim nga diskutimi i madh që bëhet mbi shkaqet e rritjes së sëmundjeve malinje (kancereve) në shoqërinë tonë kosovare. Spekulohet shumë mbi natyrën e shkaqeve të kësaj problematike, cekën shumë arsye por mbizotron një e ai shenjohët si konsumimi i ushqimit të pa kontrolluar që futët ne Kosovë prej inportit.
Deri më tani nuk kemi pasë hulumtime serioze mbi shkaqet kryesore të kësaj problematike. Nuk ka informata konkrete por më shumë janë hamendsime.
Një element i rëndësishëm e i cili nuk është diskutuar kurrë në rrethe profesionale shëndetësore është ai i fenomenit të ekzaminimeve radiologjike apo thënë më mirë për abuzimin ditor që bëhet me rrezatimin nga rrezet X.

2.

Nga hulumtimi i bërë nga një studim italian nxjerrë përfundimin që te moshat e reja vetëm një ekzaminim i thjeshte i radiografisë së gjoksit shfaq rrezik deri 60% për kancer të gjëndrres tiroide pas moshës 45 vjeçare. Jo vetëm gjëndrres tiroide, por edhe inicim të kancereve në organe tjera te organizmit.
Nga pëvoja ime në spitale të Kosovës kam parë që kishte shumë kërkesa të pa justifikuara për ekzaminime radiologjike specifikisht CT dhe Röntgena . Kjo sidomos tek moshat e reja. Nuk ka studime se s´ka si të këtë për shkak së Kosova nuk ka sistem shëndetësor ku ruhen të dhënat e pacientëve. Më të vështirë e bënë fakti që ka mos koordinim të plotë mes sistemit privat dhe publik.

Ajo që dihet me saktësi është që rrezet X me të cilat punon Röntgeni dhe CT shkakton dëmtime të rënda në qelizat trupore. Dëmtimin e bënë kryesisht në bërthamën qelizore që është struktura kryesore e qelizes. Këto rreze janë shumë të rrezikshme sidomos tek moshat e reja kjo për shkak se qelizat e fëmijëve janë në një fazë të ndarjes dhe rritjes së shpejtë, gjë që i bën ato më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga rrezatimi. Natyrisht që pasojat nuk vërehen menjëherë, por pas një kohe. Kjo lidhet me situatën në Kosovë, ku rritja e rasteve të kancereve është në rritje dhe është e natyrshme që shikohet me shqetësim

3.

Si shoqëri, është e domosdoshme të ndërmarrim masa të rrepta për të parandaluar këto abuzime dhe për të siguruar që procedurat radiologjike të kryhen vetëm kur janë vërtetë të nevojshme. Disa nga masat që mund të merren përfshijnë:
a)  Edukimi i publikut dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi rreziqet e ekspozimit të panevojshëm ndaj rrezatimit dhe pasojat afatgjata që ai mund të ketë për shëndetin.
b) Zbatimi i protokolleve strikte për rekomandimin dhe kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, duke përfshirë justifikimin e çdo ekzaminimi dhe sigurimin që alternativat më të sigurta janë marrë në konsideratë.Përditësimi i vazhdueshëm i njohurive të mjekëve dhe teknikëve radiologjikë mbi praktikat më të mira dhe teknologjitë e reja që minimizojnë ekspozimin ndaj rrezatimit.
c) Kryerja e auditimeve të rregullta nga Instituti i mbrojtjes nga rrezatimi  në institucionet mjekësoreshtetrore dhe private për të siguruar përputhjen me standardet e sigurisë dhe etikës, dhe promovimi i transparencës në raportimin e incidenteve apo shkeljeve.

4.

Duke zbatuar këto masa, mund të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të sigurojmë që ekzaminimet radiologjike të përdoren vetëm kur janë absolutisht të nevojshme dhe të kryhen në mënyrë të sigurtë dhe etike.
Nese nuk merren masa radikale dhe të shpejta, me këtë ritëm që është sot, do kemi rritje më të madhe të sëmundjeve malinje dhe si rrjedhojë e kësaj do të ngritët ngarkesa finaciare për familjet dhe shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në: