Pushteti i VV’së pengon punën e mediave në Mitrovicën Veriore: Nuk lejohet përcjellia e punimeve të seancës së Kuvendit Komunal

Pushteti i VV’së pengon punën e mediave në Mitrovicën Veriore: Nuk lejohet përcjellia e punimeve të seancës së Kuvendit Komunal

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se mediat në gjuhën shqipe dhe serbe janë larguar sot nga përcjellja e punimeve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, shkruan Periskopi.

 

AGK e ka dënuar këtë veprim i cili siç thuhet në njoftim është në kundërshtim me transparencën, për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet.

 

“AGK-ja e dënon këtë vendim të këtij organi komunal, i cili shkon në kundërshtim me transparencën që nevojitet për diskutime për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë komunë.”– thuhet në postimin e AGK’së.

Shpërndaje në: