Pas përplasjeve Qeveria e Kurtit kërkon lejen e Osmanit për dy çështje

Pas përplasjeve Qeveria e Kurtit kërkon lejen e Osmanit për dy çështje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar pesë vendime.

Në mesin e tyre janë edhe dy vendime, përmes të cilave presidentes Vjosa Osmani, i kërkohet t’i japë leje ministrit të Financave Hekuran Murati, t’i nënshkruajë dy marrëveshje ndërkombëtare.

Njëri vendim është për nënshkrim të Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës” dhe tjetri për Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “KOMPAS – Qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për rialokimin e mjeteve në shumë prej 577 mijë e 900 euro në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e Programit “Masat preventive, intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme.

jthashtu thuhet se është miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme ish-shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komunën e Suharekës si dhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve infrastrukturore për interes publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin-Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: