Konjufca tregon momentin kur ka menduar të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca, ka thënë se momenti më i vështirë gjatë këtij mandati ka qenë seanca në të cilën kishte tensione në mes të grupeve parlamentare, e cila eskaloi edhe në përleshje.
Ai ka theksuar se pas kësaj përleshjeje e kishte menduar edhe dorëheqjen nga pozita e kryeparlamentarit.
“Mund të them se ka qenë momenti i vetëm gjatë këtij mandati kur e kam menduar edhe dorëheqjen”, ka thënë ai për Klan Kosovën.
Po ashtu, Konjufca ka thënë se ndihet krenar që të gjitha grupet parlamentare kanë qenë produktive aq sa kanë mundur dhe kanë kontribuar dhe ndihmuar këtë legjislaturë që të ketë një numër rekord të ligjeve të miratuara.
BE: Ura e Ibrit hapet vetëm me marrëveshje dypalëshe në Bruksel