Parashikimi i motit për sot
Këtë të premte pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell.
Gjatë ditës, parashihet të ketë edhe reshje lokale shiu, ku temperaturat minimale do të lëvizin në mes 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shkojnë prej 20 deri në 24 gradë.
Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.