“Ku më thërrasin, shkoj”, Arifi i kthehet ashpër Kurtit: Rrenc, e gjithë Lugina e Kosova e kanë kuptuar çfare je

“Ku më thërrasin, shkoj”, Arifi i kthehet ashpër Kurtit: Rrenc, e gjithë Lugina e Kosova e kanë kuptuar çfare je

Kryeministri Albin Kurti nuk po zë vend. Prej Maqedonisë së Veriut, ai u shpreh i gatshëm për të mbështetur zgjedhjet tani edhe në Luginë.

Madje në një deklaratë ai me një përgjigje ironike tha se ai shkon vetëm aty ku e thërrasin.

Për këtë, e ka kritikuar ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai në një prononcim për Periskopin e ka quajtur Kurtin rrenc.

“Albin Kurti është rrenc! Me atë që paska thënë mbrëmë, ai po dëshmon se edhe ai vetë e di se ajo që ka bërë është e gabim dhe se gjithë Lugina dhe gjithë Kosova e kanë kuptuar që po rren”, tha Arifi.

Arifi tha se dy vite më parë e ka ftuar, mirëpo nuk ka mar asnjë përgjigje.

E për këtë, sipas tij të gjithë e kanë kuptuar se Kurti vetëm gënjen.

“Edhe 3 vite më parë, edhe 2 vite më parë, madje edhe publikisht vitin e kaluar, personalisht e kam ftuar pandërprerë Albin Kurtin përmes shkresave zyrtare. Asnjë përgjigje të vetme nuk kemi marrë. E lëre më të marrë pjesë në ndonjë takim! Madje, për menaxhimin e Fondit të Kosovës vitin e kaluar, edhe subjektet tjera politike në Luginë e kanë kritikuar dhe e kanë akuzuar për mbajtje anë në Luginë”, u shpreh ai per Periskopin.

Shpërndaje në: