Kajtazi: Vjosa Osmani po mundohet ta shantazhojë Kurtin për një mandat tjetër
Gazetari Vehbi Kajtazi mendon se Vjosa Osmani me lëvizjet e fundit karshi ekzekutivit po mundohet ta shantazhojë Kurtin për një mandat tjetër.
Megjithatë sipas tij kjo gjë nuk do të ndodhë, gjersa në fund presidentja aktuale do të mbetet me gishta në gojë.
Ndër të tjerash gazetari shtoi se Osmani po mërzitet për pushtetin e saj të ardhshëm dhe se ky është halli i vetëm i saj.
“Mos e merrni seriozisht këtë “qëndrimin” e Vjosa Osmanit. Ajo mërzitet vetëm për pushtetin e saj të ardhshëm. Të vetmin hall ka mandatin e dytë si presidente, të cilin zor se mund ta marrë”, shkroi ai.
Postimi i plotë: