Arrestimi i njeriut të Vulinit në veri, policia jep detaje

Arrestimi i njeriut të Vulinit në veri, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi në veri, nën dyshimin për vjedhje të identitetit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar pajisje elektronike dhe dokumente që ndërlidhen me rastin.

“Mitrovicë Veri 29.05.2024-14:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar pajisje elektronike dhe dokumente që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

M. K. ishte e angazhuar në Rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti. Ishte bashkëpunëtor të ngushtë të ish-drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe një zyrtar në partinë e tij, Lëvizjen Socialiste.

Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovë, M.K ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat.

Shpërndaje në: