17 mijë euro pagë – Kush është eksperti që Burbuqe Hana e emëroi jashtëligjshëm në Telekom – vajza e tij punon me përmbaruesin privat që po ‘mjel” milionat e Telekomit
Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive në Telekomin e Kosovës, ‘me apo pa qëllim, ka shkelur ligjin për rekrutimin e punëtorëve në këtë kompani publike’ me rastin e angazhimit si ekspert ligjor, Lulzim Sokolin – i cili kohë më parë kishte arritur moshën e pensionimit ku edhe zytartisht është përshëndetur me kolegët në Telekomin e Kosoëvs.
Periskopi
Me kërkesë të Burbuqe Hanës, ishte vendosur që Sokoli të angazhohet në ketë kompani publike si ekspert ligjor, pas daljes në pension.
‘Rikthimi’ i tij në Telekomin e Kosovës kishte ndodhur përmes procedurave të prokurimit publik, ku Telekomi kërkonte ekspert ligjor.
Paga për Lulzim Sokolin, ekspertin e ‘preferuar’ të kryeshefes ekzekutive Burbuqe Hanës, është hiç më pak se 16.992 euro në vit (shih dok. më poshtë).
Ndërkohë në Telekomin e Kosovës janë më shumë se 20 (njëzet) ekspert ligjor që nuk kanë arritur moshën e pensionimit – megjithatë ky fakt nuk i ka bërë përshtypje Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hanës.
Periskopi ka siguruar të gjitha dokumentet, prej letres zyrtare që Lulzim Sokoli përshëndetet me stafin e Telekomit (dalja në pension), konkursin e Telekomit për angazhim të ekspertit ligjor (këtë rast të Lulzim Sokolit) e deri te shkeljet e ligjit, ku për angazhimin e këtij eksperti kërkohej që të ketë të kryer provimin e jurispodencës e deri të ulja e kritereve, në bachelor i juridikut , në mënyrë që eksperti Sokoli të plotësoj këtë kriter, që ‘krye në veti’ e kishin vendosur menaxhmenti i Telekomit të Kosovës.
Por krejt ky muhabet nuk përfundon me kaq.
Përderisa prej Burbuqe Hanës e hierakrisë më poshtë të kësaj kompanie publike, çdo ditë ankohen se Z- Mobile apo Dardafon net po u ‘miel’ miliona euro të Telekomit përmes përmbaruesit privat, vajza e Lulzim Sokolit, ekpserit të ‘preferuar’ të Burbuqe Hanës, punon në zyrën e përmbaruesit privat Irfan Kërçagu (shih foton më poshtë).
Në email-in përshëndetës nga Telekomi, Lulzim Sokoli, kishte njoftuar edhe përmbaruesin Irfan Kërçagu.
Kujtojmë se, Periskopi javë më parë kishte raportuar edhe për një skandal tjetër ku tre miq të zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi ishin rehatuar në pozita kyçe brenda kësaj ndërrmarje publike. /Periskopi/