Ramadani:Ka një mos-koordinim në mes të krerëve të institucioneve

Ramadani:Ka një mos-koordinim në mes të krerëve të institucioneve

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI, u shpreh kritik ndaj institucioneve shtetërore lidhur me bashkëpunimin e bashkërendimin e aktiviteteve të tyre karshi situatës politike e të sigurisë në vend, duke vlerësuar se ka një ç’akordancë në mes tyre.

Ramadani duke komentuar për situatën politike e të sigurisë në vend,si dhe për  mos-koordinimin  në mes të krerëve të institucioneve, tha se është një shpërfaqje e një dallimi që ka ekzistuar edhe më herët në mes të Presidentes, Kryetarit të Parlamentit dhe të Kryeministrit.

“Ka një kohë të gjatë që institucionet shtetërore marrin vendim të individualizuar dhe jo konceptuale”, tha Ramadani në “InfoPlus”, në RTK.

Ai, tutje tha se kjo situatë, tashmë, ka kaluar në publik, teksa shtoi se është eskalim i debatit të munguar në mes të institucioneve, në raport me ndërkombëtarët, në raport me institucionet vendore dhe kjo, sipas Ramadanit, ka qenë  pritshme që kjo të shpërfaqej edhe në publik.

Ndërkaq lidhur me avancimin e Kosovës në NATO, si anëtare e asociuar e kësaj organizate, Ramadani duke enë kritik ndaj deklaratave të bartësve të institucioneve shtetërore për këtë yshtje, tha se duhet dhen vlerën që i takon një hap i tillë.

“Avancimi i Kosovës në NATO si anëtare e asociuar nuk është një hap drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë. Serbia ka më shumë se dhjetë vjet që është anëtare e asociuar dhe ende larg është anëtarësimit të saj në NATO. Pra jepjani vlerën që i takon. Asambleja Parlamentare e NATO-s është një organizatë e rëndësishme e debatit, e vlerave të NATO-s, urë lidhës e diskutimit për atë se çfarë është NATO”, tha Ramadani.

Kurse lidhur me ngjarjet e një viti më parë në veri të vendit, veçmas në Zveçan, Ramadani tha se ka pasur arrestime të pakta, derisa shtoi se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë hapësirë të punojnë edhe më shumë në identifikimin dhe kapjen e tyre, por edhe diplomacia e vendit duhet të bëjë më shumë lobim që diplomacia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë që t’i dorëzojë ata huliganë, sidomos ata që janë shtetas të Kosovës.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Çitaku pas fitores së Trump: Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë raportet me aleatin tonë strategjik

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fitores së Donald Trump për…

INDEP: Kosova po përballet me varfëri energjetike

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizoi tryezën me temën “Varfëria energjetike dhe tranzicioni i drejtë…

Donald Trump fiton: Siguron votat për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë

Zyrtarisht kandidati republikan Donald Trump është president i Amerikës. Ai ka arritur t’i fitojë zgjedhjet…

“Mezi presim të punojmë së bashku”- Kurti shkruan tre rreshta pas fitores së Trump

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet…

Abdullahu i PDK-së: Me Kurtin, s’ka premisa të mira që të bashkëpunohet dobishëm me administratën Trump

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka rënditur disa fakte për Donald Trump i cili pak…

Syla pas fitores së Trump: E paska bo nevojen e vogël Albin Kurti

Analisiti Valon Syla ka reaguar pas fitores së Donald Trump për president të Amerikës. Syla…

Kurti ende nuk e uroj Trumpin: A është në ankth siç deklaronte?

Derisa ende nuk është finalizuar numërimi i votave në ShBA, Donald Trump ka shpallur fitoren…

Këto janë ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera të raundit të katërt në…