Plagosja në Prishtinë, flasin nga Policia: Është lënduar një person, janë sekuestruar dy armë zjarri

Plagosja në Prishtinë, flasin nga Policia: Është lënduar një person, janë sekuestruar dy armë zjarri

Një person është plagosur në Prishtinë pasditën e sotme. 

Sipas dyshimeve të para një person dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se një person është lënduar nga shkrepja e armës di dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti për Periskopin./Periskopi

 

Shpërndaje në: